E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta e komenton nga Shkodra raportin e Venecias: Ia kam lënë në dorë drejtësisë, askusht të mos dalë mbi Kushtetutën
Publik News

Meta e komenton nga Shkodra raportin e Venecias: Ia kam lënë në dorë drejtësisë, askusht të mos dalë mbi Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta ka folur nga Shkodra për draft-opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, i cili i ëhstë dorëzuar vetëm Kuvendit dhe Presidencës. Duke mos komentuar draft-opinionin në brendësi, Meta tha se vetë Venecia e ka shkruar Kushtetutën tonë, gjë të cilën ai siç tha e kishte pohuar më herët.

“Nuk e komentoj se mbi dokument kam pasur një konfidencialitet por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruajtur vetë Venecia”, u shpreh Presidenti.

Sipas Metës, prej 115 ditësh ai ka bërë kallëzim në Prokurori dhe drejtësia do të vendosë.

“Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin”, shtoi Presidenti Ilir Meta, nga Shkodra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.