E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Falënderoj qytetarët, misioni ynë tani vazhdon me numërimin edhe të votës më të fundit
Politikë

Meta: Falënderoj qytetarët, misioni ynë tani vazhdon me numërimin edhe të votës më të fundit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të votimeve.

Meta ka falënderuar qytetarët për votimin, ndërsa është shprehur se tani vazhdon misioni tjetër, ai i numërimit të çdo vote, deri në votën e fundit.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje duke përbuzur presionet e të gjitha llojeve të bëra nga pushteti.

Shpreh respektin më të madh për qytetarët votues, që sfiduan deformimet shumë të rënda dhe të qëllimshme të standardeve të zgjedhjeve nga qeveria dhe KQZ.

Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin më të lartë për të gjithë anëtarët e komisioneve dhe vëzhguesit e opozitës, që megjithëse në kushtet më të vështira, kryen detyrën me përkushtim dhe vendosmëri në shërbim të votës së çdo qytetari.

Në këtë moment që procesi i votimit ka përfunduar, misioni ynë vazhdon me më shumë përkushtim se më parë për numërimin edhe të votës më të fundit.

Sot monizmi ka marrë një goditje shumë të fortë falë qytetarëve që e duan lirinë.

Të vazhdojmë pa u ndalur në këtë rrugë të hapur me kaq sakrifica për ta çuar deri në fund misionin tonë për votën e lirë dhe mbrojtjen e pluralizimit politik dhe demokracisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.