Presidenti Ilir Meta ka falenderuar gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, të cilët ndodhen në ‘front’ të betejës me koronavirin.
Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i shtetit deklaron se ata po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.
Ai ofron mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre.
Status i plotë:
Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë!
Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!




