E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet për inceneratorët: Rama do të hajë të gjitha kumbullat vetë, shokët të hanë burgun
Lajme

Meta flet për inceneratorët: Rama do të hajë të gjitha kumbullat vetë, shokët të hanë burgun

Në një dalje për mediat, Ilir Meta, kryetari i PL, foli për çështjen e inceneratorëve dhe hetimet në vijim.

Ai tha se Rama do që të hajë të gjitha “kumbullat” për vete dhe shokët e tij të shkojnë në burg.

“Denoncimet e para për aferën e inceneratorëve kanë ardhur nga LSI. Unë si president i kam denoncuar para zgjedhjeve të 2021. Dhe ish-LSI, e ka denoncuar. Disa ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, kjo përgjegjësi vazhdon. Kemi të bëjmë jo vetëm me përgjegjësi individuale, por dhe kolektive, për shpërdorimin e fondeve publike. Rama do që të hajë të gjitha kumbullat, kurse shokët e tij të hanë burgun. Afera e inceneratorëve është e mirëmenduar, e strukturuar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë. Të gjithë shohin që në dokumente, se si ka funksionuar kjo aferë dhe se si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje shtetin, ministritë, institucionet,”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.