E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet  për vizitën e Blinken: Aleanca strategjike me SHBA, themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor
Lajme

Meta flet për vizitën e Blinken: Aleanca strategjike me SHBA, themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Teksa poston foton e Blinkenit me presidentin Begaj, Meta shprehet se aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa shton se marrëdhëniet mes dy vendeve meritojnë të zhvillohen më tej.

Postimi i Metës:

Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.