E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i ngre zërin gazetares: Zgjedhjet janë gjithçka! Kush shet votën sa një dele apo sa një lop, s’ka të drejtë të kërkojë llogari, do t’i tregojmë botës që…
Publik News

Meta i ngre zërin gazetares: Zgjedhjet janë gjithçka! Kush shet votën sa një dele apo sa një lop, s’ka të drejtë të kërkojë llogari, do t’i tregojmë botës që…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit bëjnë që të çelen negociatat e Shqipërisë me BE.

I ftuar në një intervistë nga gazetarja Marsela Karapanxho, Meta tha se çdokush që shet votën sa një dele apo sa një lopë, nuk ka të drejtë të kërkojë llogari.

Kreu i Shtetit u shpreh qartë dhe i bindur se vendi ynë do t’i tregojë gjithë botës që jemi popull shqiponjash, popull demokratik.

Meta: Të përfundojmë ne pas Malit të Zi se s’na çelen negociatat është turp. Vetëm referendumi i 25 prillit i çel negociatat. Zgjedhjet janë çdo gjë. Vota e lirë është çdo gjë dhe çdo qytetar që e shet votën s’ka të drejtë të kërkojë gjë sepse është shitur sa një dele, sa një kec ose sa një lop. Ose ai që nuk shkon të votojë nuk ka të drejtë të ankohet. Ka 100 parti në listë, shko voto njërin. Nëse s’ke kë të votosh, zgjidh një që do të ndëshkosh. Me 25 prill ju garantoj që do t’i tregojmë botës, CNN, Euroneës-it, që jemi popull shqiponjash dhe jo sorrash. Dhe siç ka thënë Papa Francesku në Tiranë, shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre.

Unë jam garant i kushtetutës. Ne do t’i tregojmë Europës dhe botës që jemi popull pro demokracisë. Pas 25 prillit Europa do e kuptojë që ne jemi një popull që e kuptuam më në fund që të flesh në demokraci zgjohesh në diktaturë. Kam një mesazh për çdo qytetar, nëqoftëse mendon se LSI është problem për demokracinë asgjësoheni. Me votë, jo ta çoni për skrap duke përdorur policinë apo pushtetin, apo mënyra të tjera anti-demokratike. Në këto zgjedhje s’ka vetëm 3 parti, por janë disa. Kush ju ka bërë presion me vendin e punës, apo ju premton vend pune, ndëshkojeni me votë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.