Meta kërkoi njohje dhe respekt për Kosovën, reagon kryeministrja serbe: Përmbahuni nga provokimi
Deklarata e forte e bere nga Presidenti i Republikës se Shqiperise, Ilir Meta ne samitin SEECP, që po zhvillohet në Sarajevë, ku kerkoi qe Kosova si shtet sovran e i pavarur te njohet e respektohet se pari nga fqinjet ka shkaktuar reagimin e kryeministres se Serbisë, Ana Bërnabiç.
Mediat serbe shkruajne per perplasje verbale mes tyre, teksa i referohen reagimit te bere nga kryeministrja Bërnabiç.
Gazeta Blic, shkruan se ajo i eshte pergjigjur Metes me kete reagim: Shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, “përmbahuni nga provokimi”.
“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Bërnabiç, shkruan “Blici” serb.
Çfarë kërkoi Meta për Kosovën
Në këtë këndvështrim dua të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, Kryesuesja jonë e ardhshëm, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Samit.
Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura, etj.
Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për të pasur një bashkëpunim të efektshëm rajonal, për sigurinë dhe begatinë ekonomike për të gjithë ne. Kështu që tani është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këëtij realiteti.
Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




