Meta komenton zgjatjen e mandatit të vetingut: Çdo humbje e shpall fitore, ka përgjegjësi të madhe për…
Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit”, Meta shprehet me batutë se “Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron”.
“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron. Për fat të keq në bindjen time të plotë Basha është shërbëtori me i devotshëm i Edi Rames, për kapjen e shtetit dhe reformës ne drejtësi. Basha është ne thelb një politikan absurd, pa koherencë. Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi ne erë pluralizmin politik në këtë vend. Ai, dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama. Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit” – tha Meta.
Meta gjithashtu shprehet se nuk e pret fare vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij ose jo.
“Nuk është më problemi i kreut të shtetit, por themelit të shtetit. Themelet kanë rënë. Pas 24 korrikut do angazhohem për të rivendosur themelet. Ka shërbyer qëndrimi im në Presidencë. Nuk e pres fare Gjykatën Kushtetuese. Pres 24 korrikut” – tha Meta.
Pse është lënë vendimi një ditë pas zgjedhjeve vendore. Është koicidencë?
“Gjykata Kushtetuese duhet ta kishte shqyrtuar brenda mandatit të parlamentit të vjetër. Të gjithë, nëse duan të merren me falsifikimin e Kuvendit të Shqipërisë, pak flasin për këtë çështje. Si mundet që Kuvendi, të falsifikojë provat? Çfarë garancie ka që këta të falsifikojnë dokumente të tjera. Në 24 korrik, ju ftoj për një koktej. Nuk jam indiferent. Se çfarë bëjnë ata, nuk më intereson. Sikur gjithë botën do e bëjnë non-grata, nuk më duhet fare. Kjo është përgjigja ime. Do më shpall non-grata, zonja e Bilalit? Unë nuk kam problem. Unë kam problem me popullin shqiptar” – tha Presidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



