E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta , mesazh pas ndarjes nga jeta të Koço Devoles: Humori dhe arti humbi një prej kolosëve
Publik News

Meta , mesazh pas ndarjes nga jeta të Koço Devoles: Humori dhe arti humbi një prej kolosëve

Sipas tij, aktori i njohur i humorit do t’u mungojë të shqiptarëve, ndërsa do të kujtohet gjithmonë duke qeshur.

Postimi i plotë:

Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!

Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.

Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!

U prehsh në paqe!

***

Edhe Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe skenaristit të njohur të humorit, Koço Devole. “Lamtumirë i shtrenjti Koço! U prehsh në paqe”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

112

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Koço Devole.

***

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha i qëndron pranë familjes së të ndjerit.

“Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”- shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.