Meta reagon për foton e sikletshme të Grida Dumës, sulmon Ramën: E papranueshme për traditën shqiptare, revansh i rrugaçërisë!
Presidenti Ilir Meta dënon ashpër foton e sikletshme të demokrates Grida Duma, që u publikua dje nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi virtual me kandidatët për deputetë të PS-së. Meta thotë se linçimi i gruas është i papranueshëm në traditën shqiptare.
“E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.
Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit”, shkruan Meta.
Më tej, presidenti u bën thirrje shoqateve që për mbrojtjen e të drejtave të grave që të detyrojnë Ramën të kërkojë ndjesë. “Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma”, përmbyll reagimin e tij Presidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



