E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta tha se do ‘zbërthehet’ për 21-Janarin, reagon Berisha
Lajme

Meta tha se do ‘zbërthehet’ për 21-Janarin, reagon Berisha

“Në 2011 donte të jepte dorëheqjen”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të ofrohet si dëshmitar në procesin për ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se disponon informacione të rëndësishme që nuk janë bërë publike.

I pyetur nga mediat mbi këtë vendim, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është e mundur që Meta të ketë të dhëna të vlefshme, pasi në atë kohë mbante postin e zëvendëskryeministrit.

Berisha shtoi se Meta i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte komunikuar se do të jepte dorëheqjen, pasi nuk dëshironte të shkonte në prokurori në statusin e një zyrtari të lartë.

“Është e njohur se Edi Rama për të organizuar ngjarjet e 21 Janarit manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të madh nga i ndjeri Dritan Prifti, ku pretendonte se Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Unë, si kryeministër, e dëgjova Priftin dhe i thashë të nxirrte regjistrimin menjëherë sapo të dilte nga dera e zyrës sime. Pushteti nuk më merret mua nga askush”, tha Berisha.

Ai shtoi se kishte një shkresë të firmosur nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq të drejtën e koncesionit të një hidrocentrali, por nga moszbatimi i vendimit kompania humbi 70 mijë euro. Meta i kishte thënë Priftit se vendimi i gjykatës duhej zbatuar, pasi dëmi i shkaktuar ishte rreth 700 mijë euro. Berisha përfundoi duke treguar se Meta në atë kohë i kishte kërkuar dorëheqjen, duke mos pranuar të shkonte në prokurori si zëvendëskryeministër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.