E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta vlerëson tre ish-sportistë të shquar të Elbasanit: Shembuj të përhershëm frymëzimi për edukimin e brezave
Publik News

Meta vlerëson tre ish-sportistë të shquar të Elbasanit: Shembuj të përhershëm frymëzimi për edukimin e brezave

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi në një ceremoni solemne tre ish-sportistë të shquar të Elbasanit, të cilët me rezultatet e shkëlqyera, punën cilësore dhe kontributet e tyre profesionale në volejboll dhe në futboll kanë kontribuar denjësisht në zhvillimin cilësor të sportit shqiptar, duke lartësuar skuadrat e tyre në arenën kombëtare dhe ngjyrat kuqezi në atë ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit i akordoi Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ish-volejbollistit Hysen Domi, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për personalitetin e gjithanshëm në sport dhe në jetë, duke dëshmuar cilësi të rralla protagonisti jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në mjediset sportive të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar. Puna dhe kontributi i tij në sportin shqiptar janë një shembull frymëzimi për të gjithë”.

Me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Presidenti Meta çmoi ish-futbollistin Mihal Gjika, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin dhe lojën e suksesshme, si një nga mbrojtësit më të spikatur të ekipeve ‘Labinoti’, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar. Falë cilësive të tij fizike e teknike arriti rezultate të shkëlqyera sportive.”

Presidenti Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dhe ish-futbollistin Ferdinand Lleshi, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për cilësitë e spikatura në lojën e futbollit, si mesfushor dhe qendërmbrojtës i ekipeve ‘Labinoti’, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar, duke demonstruar në fushën e blertë aftësitë e tij të shkëlqyera të lojtarit profesionist e të suksesshëm”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, duke iu drejtuar sportistëve kampionë, familjarëve dhe personaliteteve të pranishëm në ceremoni, Kreu i Shtetit u shpreh se ata janë shembuj të përhershëm frymëzimi për edukimin e brezave me vlerat më të mira sportive e qytetare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.