E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta zbulon platformën që i propozoi Yuri Kim-it për drejtësinë: Nuk i pranova zgjedhjet e parakohshme dhe
Publik News

Meta zbulon platformën që i propozoi Yuri Kim-it për drejtësinë: Nuk i pranova zgjedhjet e parakohshme dhe

“Në 8 prill 2020 për problemet e drejtësisë i kam dhënë ambasadores amerikane një platformë, me besimin se ajo do bisedonte me z.Rama. I thashë unë po flas me z. Basha ti fol me z.Rama. I thashë kemi mundësi për një marrëveshje shumë të mirë. Basha insistoi vetëm një pikë që nuk mund t’ia pranoja për zgjedhje të parakohshme, sepse do të thotë të provokosh palën tjetër. Janë 14 pika, 8 kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Nga këto vetëm një pikë mori Rama idenë e kryenegociatorit të përbashkët.

Çfarë ndodhi? Në 17 maj u hodh në erë teatri. Një ditë të bukur, 3-4 ditë pas kësaj shikoj nëpër media një nga diplomatët kishte bërë tweet që dikush do të vërë dorë në reformën në drejtësi dhe shikoj retweet Rama e Basha. Më pas në Zërin e Amerikës thuhej që personi që mund ta rrezikojë reformën në drejtësi thuhej se ishte z. Meta. U habita, s’kam asnjë mundësi ta rrezikoj. U kujtova se mund të ishte puna e platformën.

Atëherë thashë po bëj publike platformën. Marr z. Basha i them dëgjo se është krijuar kjo histori, ti ke kaq detyrim sepse platformën e kemi konsultuar bashkë, dua vetëm një nder që të thuash në Twitter që platforma që është bërë publike më është paraqitur nga presidenti pavarësisht se Edi Rama se Rama s’ka interes për integrimin. Po tha do ta bëj, ai kurrë  nuk e bëri reagimin”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.