E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Metani i ILD-së  debat me deputetin Ndreca për  ligjin  e grupit “Xhafaj”
Lajme

Metani i ILD-së debat me deputetin Ndreca për ligjin e grupit “Xhafaj”

Të enjten kreu i ILD, Artur Metani po prezanton raportin vjetor të veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2023, në Komisionin e Ligjeve.

Në fjalën e tij deputeti i PS-së Plarent Ndreca, u shpreh se nuk e ka kuptuar akoma se çfarë ka bërë ILD-ja për poblemet që janë në sistemin e drejtësisë.

Ai tha se edhe SPAK ak probleme tek burimet njerëzore.

Ndërkohë Metani i ka sqaruar se ai nuk drejton SPAK, por ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA. Ai i theksoi deputetit se kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar.

CNA ka denoncuar pak muaj më parë se maxhoranca ka për qëllim ngritjen një grupi anti-SPAK, që nga Fatmir Xhafaj dhe do të pasohet nga bashkëpunëtorët e tij Plarent Ndreca, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka e Toni Gogu.

Debati: 

Ndreca: Nuk dimë çfarë kërkesash janë arkivuar, çfarë natyre kanë, çfarë kanë kërkuar këta ankues s’mund të krijojmë një konkluzion të qartë, pas 4 vitesh vijojmë të flasim për pavarësi, rritjen e pavarësisë, rritje kapacitetesh, rritje organizative, jemi akoma në hapin 1, mund të kishte ndodhur në vitin e parë, të dytë. E mirëkuptoj edhe vështirësitë që keni në këtë aspekt, e marr SPAK si etalon, sepse ka edhe ai probleme me burimet njerëzore, por produkti është ai që është, ILD, që garanton të gjithë sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë informacion të saktë se ku jemi dhe çfarë ndodh me problematikat e drejtësisë. Duhet t’i kishte në tavolinë dhe adresim tek këshillat përkatës. Unë kam edhe disa komente në lidhje me çfarë drejtoria e monitorimit në Kuvend ka monitorur.

Metani: Këtë shqetësim e kemi përditë në ILD, kishte disa pasaktësi, unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë. ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar. Ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.