E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e studentëve: 6 efektivë dhe 1 gazetare e lënduar
Lajme

Protesta e studentëve: 6 efektivë dhe 1 gazetare e lënduar

23 persona të shoqëruar nga policia

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes pjesëmarrësve dhe forcave të rendit. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë tubimit janë dëmtuar pjesë të godinës së institucionit dhe janë përdorur molotovë, kapsolla, gurë dhe sende të forta kundër efektivëve.

Pas ndërhyrjes së policisë, 23 persona janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, nga përplasjet kanë mbetur të lënduar gjashtë punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe një gazetare.

Të shtatë personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas njoftimit zyrtar.

Policia: U dëmtuan porta, rrethimi dhe fasada e ministrisë

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit bën me dije se kishte përgatitur një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit. Sipas versionit të policisë, një grup pjesëmarrësish ka dëmtuar fillimisht rrethimin e jashtëm të institucionit dhe më pas portën hyrëse, me synimin për të hyrë në oborrin e ministrisë.

Autoritetet pretendojnë se më pas janë thyer xhamat dhe është dëmtuar fasada e godinës me pllaka guri dhe sende të forta.

Sipas policisë, efektivët u kanë kërkuar disa herë pjesëmarrësve të ndalonin veprimet e dhunshme dhe të largoheshin nga oborri i institucionit, por këto thirrje nuk janë respektuar.

Për këtë arsye, sipas njoftimit, strukturat e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar personat e përfshirë në veprimet e paligjshme dhe për të rivendosur rendin.

Nis hetimi për identifikimin e personave të përfshirë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka nisur hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave që dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme gjatë protestës.

Policia u bën thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën për tubim paqësor, duke paralajmëruar se veprimet që cenojnë rendin dhe sigurinë publike mund të sjellin pasoja penale.

Njoftimi i policisë përshkruan versionin e autoriteteve mbi zhvillimin e përplasjeve. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë individuale do të përcaktohen në vijim të hetimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.