Mijëra të vdekur të padeklaruar mund të ketë në shtëpitë e kujdesit
Po e quajnë tani “epidemia e fshehur” me “horrorin e pazbuluar” të koronavirusit, atë që po ndodh në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, e që mund të ketë kushtuar 4,000 jetë, paralajmëruan ekspertët britanikë.
Ata besojnë se vdekjet po raportohen më pak për shkak të mungesës së testimit, shkruan Daily Mail.
Nganjëherë mjekët ngurrojnë të shkruajnë Covid-19 në certifikatat e vdekjes dhe shifrat nga shtëpitë e kujdesit nuk përfshihen në numrin zyrtar të përditësimeve mbi viktimat e infeksionit.
Raporti i fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare thotë se virusi vrau 217 banorë të shtëpive të kujdesit të të moshuarve në Angli dhe Uells në dy javë, deri më 3 prill.
Por të dhënat e industrisë thonë se numërimi i vërtetë është shumë më i lartë – potencialisht 4,000 të moshuar të vdekur që prej fillimit të shpërthimit të epidemisë.
Aktivistët dhe deputetët paralajmëruan dje për një “shpërthim tmerri” që mund të përfundojë me dhjetëra mijëra viktima të harruara.
Ministrat përballen me thirrje urgjente për të bërë teste të virusit për të gjithë personelin dhe banorët e moshuar me simptoma, më shumë pajisje mbrojtëse dhe një caktimin e një ministri të kabinetit për t’u marrë me krizën.
Ndërsa doli që deri tani janë testuar vetëm 500 punonjës të shtëpisë së kujdesit, rregullatori i industrisë u akuzua se “ishte zhdukur” para se të thoshte më në fund se do të fillonte të numëronte vdekjet në shtëpitë e të moshuarve. Kancelari Rishi Sunak mohoi që viktimat e moshuara në shtëpitë e kujdesit ishin harruar. Por dy operatorë të këtyre shtëpive, thanë që ata kishin parë më shumë se 500 vdekje.
Organizatat përkatëse, përfshirë Shoqërinë dhe Kujdesin për Alcajmerin në Angli, e cila përfaqëson organizata të përkujdesit shoqëror, besojnë se numri i të vdekurve në shtëpitë e kujdesit është duke u nënvlerësuar shumë nga mungesa e testeve.
Sër David Spiegelhalter, një profesor i Universitetit të Kembrixhit, nënvizoi ligjet e urgjencës që u mundësojnë mjekëve të vërtetojnë vdekjet pa qenë të pranishëm dhe pa rrezikuar infeksionin. Sër David tha se ata ishin më pak të prirur për të regjistruar virusin si shkak të vdekjes.
Mike Padgham, nga Grupi i Pavarur i Kujdesit, i cili përfaqëson shtëpitë e kujdesit dhe ofruesit e kujdesit në shtëpi, tha se ai besonte se virusi tashmë mund të kishte marrë jetën e të paktën 4,000 banorëve të moshuar.
Ai e bazoi shifrën në vlerësimet që sugjerojnë se numri i vdekjeve në shtëpitë e kujdesit është i barabartë me rreth një të tretën e vdekjeve totale në spitale, si dhe në vdekjet në shtëpi të kujdesit
Sally Copley nga grupet e bamirësisë tha: “Shifrat e spitalit janë vetëm maja. Dëshmitë nga Evropa tregojnë se më shumë se 40 përqind e të gjitha vdekjeve në lidhje me koronavirusin ndodhin në shtëpitë e kujdesit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



