Milionat e vjedhura në shtëpinë e zyrtares/ Alda Klosi përballë Rozeta Dobit
Ish-zyrtarja Alda Klosi dhe sanitarja Rozeta Dobi janë ballafaquar në prokurori neë lidhje me deklarimet e bëra nga të dyja palët.
Në dëshminë e fundit të dhënë nga sanitarja Dobi ka thënë se paratë që i janë gjetur i janë dhënë nga Alda Klosi.
Çfarë deklaroi pastruesja Rozeta Dobi:
Dobi ka dëshmuar në polici se në vitin 2018 ajo ka gjetur në krevatin e Alda Klosit shumën e 120 mijë eurove, ndërsa në 2021, në një banesë e cila ishte marrë me qera nga zyrtarja ka gjetur në dollap sërish shumë të mëdha lekësh. Pasi nënë e bir u arrestuan, Prokuroria shoqëroi Alda Klosin, e cila fillimisht tha se paratë ishin të xhaxhait të saj që jetonte në Amerikë, por ndryshe ka thënë vëllai i saj, i cili ka pretenduar se ato para i ka marrë hua dhe i ka lënë te shtëpia e motrës së tij.
Kujtojmë se mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



