E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Milorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska
Bota

Milorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës zyrtarisht njoftoi se pas rinumërimit të votave , Millorad Dodik, kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, fitoi më së shumti vota për tu zgjedhur në  pozitën e presidentit të Republikës Sërpska.

Dodik, u shpall zyrtarisht fitues i presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës.

Rinumërimit i parapriu raportimi i një mori shkeljesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë.

“Në lidhje me rezultatet origjinale të Zgjedhjeve të Përgjithshme për nivelin e Presidentit dhe Zëvendëspresidentit të Republikës Sërpska, kontrolli i rinumërimit konfirmoi se Millorad Dodik është kandidati me numrin më të madh të votave”, tha presidenti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës, Suad Arnautoviq.

Një numërim paraprak pas zgjedhjeve i dha fitoren Dodikut për presidencën e Republikës Sërpska.

Dodik fitoi 48 për qind të votave derisa kundërkandidatja, Jelena Triviç, nga opozita fitoi 43 për qind.

Megjithatë, një ditë pas zgjedhjeve partitë opozitare akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “plaçkitje të organizuar të zgjedhjeve” dhe kërkuan rinumërim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.