Minatorët e Spaçit protestojnë para Kuvendit
Zbardhen kërkesat e tyre
Minatorët e Spaçit janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar përmbushjen e të drejtave të tyre dhe miratimin e statusit të minatorit. Ata theksojnë se nuk do të ndalen deri sa kërkesat e tyre të marrin përgjigje konkrete nga autoritetet.
Protestuesit kërkojnë, ndër të tjera, kontrata kolektive dhe garanci për kushtet e punës që janë të drejtë e çdo minatori.
“Kërkojmë të drejtat tona. Duam atë që na takon nga shteti shqiptar. Duam kontrata kolektive,” deklaroi një nga pjesëmarrësit në protestë.
Minatorët e Spaçit kanë bërë thirrje që zëri i tyre të dëgjohet dhe paralajmëruan se veprimet e tyre nuk do të ndalen deri sa të sigurojnë një dialog të hapur dhe të ndershëm me institucionet përgjegjëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



