E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla vizitë në SHBA, takohet me zyrtaren e lartë të DASH
Lajme

Ministri Balla vizitë në SHBA, takohet me zyrtaren e lartë të DASH

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Michele J. Sison, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare.

balla

Zyrtarja e larta amerikane e përgëzoi Ministrin Balla për qasjen proaktive të Shqipërisë në adresimin e trafikimit të qenieve njerëzore, i cili reflektohet edhe në raportin e sapo publikuar. Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria dhe SHBA janë model i bashkëpunimit të sukseshëm dhe efikas.

Ministri i Brendshëm shprehu mirënjohjen për mbështetjen bujare dhe vendimtare të Shteteve të Bashkuara për vendin tonë, sidomos në fushën e bashkëpunimit dhe asistencën e agjencive ligjzbatuese shqiptare, ofruar nga agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara, si ICITAP, Opdat, DEA.

“Ne jemi gjithashtu krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik dhe presim të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh në fushën e sigurisë”, nënvizoi Balla.

Më tej ai tha se integrimi në BE është një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve, e këtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në rrugën e transformimit radikal të Shqipërisë, veçanërisht në reformimin historik të sistemit të drejtësisë.

“Kjo mbështetje është dhënë përmes trajnimeve për të rritur kapacitetet e institucioneve dhe ekspertizën më të mirë në përmirësimin e hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve, si dhe paralelisht përmes mbështetjes për ofrimin e shërbimeve të drejtpërdrejta për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit”, deklaroi ministri shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.