Njësitë COMBAT të ushtrisë franceze nuk do të shfaqen në Ukrainë, tha ministri i Punëve të Jashtme të Republikës, Stephane Sejourne, për radiostacionin France Inter.
‘Francezët nuk do të vdesin për Ukrainën. Ne nuk do të dërgojmë trupa për të kryer operacione luftarake, sepse korniza është krijuar, domethënë për të parandaluar fitoren e Rusisë pa luftë me Rusinë. Dhe në këtë kuadër asgjë nuk përjashtohet, siç tha presidenti.”
Kështu iu përgjigj kreu i Punëve të Jashtme i Francës pyetjes së një dëgjuesi radioje nëse Emmanuel Macron kujton se francezët e zgjodhën atë për president, jo Vladimir Zelenskyn,
Minsitri shtoi se “askush nuk dëshiron t’i dërgojë fëmijët e tij të vdesin për Ukrainën”.
Ministri i Jashtëm tha se përpjekjet e Parisit kishin për qëllim shmangien e luftës dhe jo për të shkaktuar ankth te francezët.
Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi edhe dje se ai propozoi dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë në mënyrë të qëllimshme, duke theksuar se ai “peshoi” fjalët e tij dhe “i mendoi ato mirë “.
“Këto janë tema mjaft serioze. Çdo fjalë e imja për këtë çështje është e peshuar, e menduar dhe e llogaritur,” u tha ai gazetarëve gjatë vizitës në fshatin e ardhshëm olimpik në periferi të Parisit.
Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit fr5ancez u përmbajt nga çdo “koment gjeopolitik” në këtë drejtim, duke bërë thirrje kundër miksimit të çështjes së Ukrainës me tema të tjera.
“Sporti duhet të kontribuojë për paqen dhe qetësinë”, shtoi ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi më 26 shkurt se në një takim në Paris, ku përfaqësuesit e rreth 20 vendeve perëndimore diskutuan mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën në konfliktin me Rusinë, mundësinë e dërgimit të trupave tokësore të vendeve perëndimore në Ukrainë.
Ai theksoi se nuk është arritur konsensus, por një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. Pas konferencës, përfaqësuesit e shumicës së vendeve pjesëmarrëse thanë se ata nuk kishin ndërmend të dërgonin trupa në Ukrainë dhe ishin kundër pjesëmarrjes së tyre në operacionet ushtarake kundër Rusisë