E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri grek e thotë TROÇ :  Shqipëria na lejoi të zgjeroheshim 12 milje në Detin Jon!
Politikë

Ministri grek e thotë TROÇ : Shqipëria na lejoi të zgjeroheshim 12 milje në Detin Jon!

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është rikthyer edhe një herë çështjes së detit me Shqipërinë.

Ai në një intervistë të dhënë së fundmi në mediat greke, Dendias shprehet se është vendosur tashmë shtrirja me 12 milje në Jon dhe këtu s’ka asgjë për t’u diskutuar, përveç disa detajeve teknike që do t’i çojnë palët në Hagë.

Dendias thotë se zgjerimi i Greqisë është bërë në mënyrë të njëanshme, duke lënë të kuptohet se pala shqiptare e ka pranuar një gjë të tillë.

Kryediplomati grek shton se “kjo është një e drejtë legjitime që i takon Greqisë sipas ligjit ndërkombëtar”.

Intervista

Gazetari: Më lejoni të bëj një parantezë këtu. Ju iu referuat çështjes së zgjerimit, të drejtës sonë ligjore për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje. Ka informacione, të cilat ju kërkoj ti mohoni ose konfirmoni, se jemi mjaft afër Shqipërisë për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje.

Nikos Dendias: Kjo tashmë është bërë. Shqipëria ka 12 milje dhe ne kemi 12 milje. Në Jon kemi 12 milje.

Gazetari: Me Shqipërinë është bërë?

Nikos Dendias: Është bërë. Nuk është bërë “me”, është bërë në mënyrë të njëanshme. Sepse është e drejta jonë. Por kjo është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

Gazetari: Po, e kam fjalën për institucionalizimin e kësaj gjëje. A jemi afër?

Nikos Dendias: Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t’i drejtohemi Hagës për mosmarrëveshjet tona. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje. Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme. Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.