E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Brendshëm reagon për vrasjen e policit: Akt kriminal, nuk do të dorëzohemi përballë askujt
Publik News

Ministri i Brendshëm reagon për vrasjen e policit: Akt kriminal, nuk do të dorëzohemi përballë askujt

Akt kriminal, kështu e quan ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vrasjen e efektivit të policisë, Saimir Hoxha në Lezhë.

Oficeri i policisë i vrarë sot në krye të detyrës

Me anë të një reagimi, numri një i rendit në vend thotë se dora e zezë që shtiu mbi policin do të marrë ndëshkimin më të rëndë.

Teksa i shpreh ngushëllime familjes, Çuçi garanton se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”, thuhet në reagim.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mije euro kush jep informacion te sakte qe mund te coje ne arrestimin e autorit te dyshuar Aldo Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.