Ministri i emëruar Genc Cakaj: Nuk kam profil në Twitter. Postimi ‘fake’
Ministri i Jashtëm i propozuar nga Edi Rama, Genc Cakaj është përfshirë sot në një situatë qesharake.
Cakaj postoi në Twitter, sikur ishte ministri i Jashtëm i Shqipërisë, kur ai ende nuk ka shkuar për dekretim dhe votim në Kuvend.
SYRI.net shkroi në mesditë për postimin e Cakajt në Twitter, që më pas ishte bllokuar.
Burime pranë të riut Cakaj, i propozuar nga Edi Rama për ministër të Jashtëm, kanë bërë të ditur se ai nuk ka asnjë profil në Twitter.
Të njëjtat burime thanë për SYRI.net se ka qenë vetë Genc Cakaj që ka raportuar në zyrat e Twitter për atë që ishte shkruar në emër të tij.
Kjo ka bërë që profili i bërë publik të mbyllej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



