Ministri Roth: Gjermania po punon që KE të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave
Ministri gjerman për Europën Michael Roth të enjten është shprehur se Gjermania po punon me trysni që Këshilli i Ministrave të Europës të marrin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, më datë 22 qershor. raruth
Në një konferencë për mediat në Kryeministri, Roth theksoi se ka kolegë në BE që thonë se zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, por këtu nuk është fjala për preferencat e mia personale, por për një interes strategjik të BE-së. “Dëshiroj të jem i hapur, ka kolegë e kolege në BE që ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor.
Unë përgjigjem gjithmonë që këtu nuk bëhet fjalë për preferencat e mia personale, por për një interes strategjik të spikatur të BE. Ballkani Perëndimor, nuk është oborri i pasmë, por është oborri i brendshëm i Europës. paqja, stabiliteti, mirëqenia, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin europian dhe gjerman dhe theksimi i kësaj për mua është shumë i rëndësishëm. Unë gëzohem që ndodhem sot këtu. Shumë prej jush janë të frustruar dhe deri në një farë mase të zhgënjyer nga BE, sepse në të shkuarën është bërë shumëçka. Ju të gjithë e dini se ka pasur kushte të tjera për të plotësuar nga Shqipëria, sikundër ka qenë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe prej një periudhe të mirë kohe ne mund të themi, dhe ky është qëndrimi i qeverisë time, Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje, ashtu sikurse mund të thuhet për Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye ne po punojmë me trysni që në datën 22 Qershor Këshilli i Ministrave të Europës të mund të marrin një vendim pozitiv. Duhet që më në fund të nisim”, tha ai.
Ai theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i brendshëm i Europës.
Roth u ndal edhe tek zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se i shpreh përgëzime për kryeministrin, i cili me partinë e tij arriti një shumicë të qartë . “Unë shpreh përgëzimet e mia për kryeministrin i cili me partinë e tij arriti një shumicë të qartë dhe si një socialdemokrat mund ta them se kjo nuk është e vetëkuptueshme. Dëshiroj që edhe këtu të mbërrihet në një raport me respekt midis qeverisë dhe opozitës. Konkursi i ideve dhe personave është eliksiri i një demokracie të gjallë. Duhet t’i kushtohet vëmendje të rinjve që për fat të keq po largohen ngsa Ballkani Perëndimor. Uroj që ata të kthehen sepse ia vlen të kthehesh në vendlindje”, tha ministri gjerman.

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth thotë se kryerja e një sërë reformash nga vende që synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian si në rastin e Shqipërisë, bëhen për t’i shërbyer vendit dhe jo Brukselit.
Gjatë konferencës me kryeministrin Rama, ai tha se këto reforma shërbejnë për të kapërcyer skepticizmin tek vendet anëtare të Unionit. Roth: Konsolidimi i shtetit ligjor dhe pavarësisë së drejtësisë, lira e mediave, lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk është një dhuratë që i bëhet Brukselit. Këto janë reforma që i shërbejnë vendit tuaj por sigurisht ato ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit në Bashkimin Evropian. Ne diskutojmë jo si treg i brendshëm por si bashkim vlerash. Ne kemi ndërfutur mekanizma të rinj, mekanizma të dialogut të shtetit ligjor apo që shtetet anëtare të marrim më pak fonde nëse nuk përmbushin shtetin ligjor. Jam i lumtur që edhe këtu në Shqipëria ka progres substancial.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



