E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Bujqësisë, 77 milionë lekë për promovime me “Master Chef”
Publik News

Ministria e Bujqësisë, 77 milionë lekë për promovime me “Master Chef”

Bujqësia në Shqipëri vijon të jetë e rrënuar, në një kohë që shteti ka shtrënguar procedurat për marrjen e subvencioneve. Madje, shpesh këto subvencione jepen edhe në bazë partish, për të shtuar elektoratin. Megjithatë, kjo nuk e pengon qeverinë që të organizojë promovime të këtij sektori, i cili megjithëse formal, punëson qindra mijëra persona.

Objekti i kontratës është “ofrim shërbimi për organizimin e aktivitetit për promovimin e sektorit bujqësor, viti 2017”. Kjo ministri do t’i japë privatit 77 milionë lekë të vjetra që të organizojë këtë event.

Në këto dokumente thuhet se kërkohet krijimi i hapësirave dhe strukturave të nevojshme, për kryerjen e aktivitetit, ku do të bëhet prezantimi i produkteve/ prodhuesve/ shoqatave sipas sektorëve përkatës. Në fakt, promovimi është diçka pozitive për produktet bujqësore, por nëse bën një bilanc, është i trishtueshëm fakti se vetëm një pjesë e vogël e tyre plotësojnë standardet për tu eksportuar në vendet e BE-së.

Pjesë e tenderit prej 77 milion lekësh, është edhe krijimi i një këndi për gatimin tradicional që do të realizohen nga shefat të kuzhinës. Do të krijohet një imazh për bujqësinë shqiptare dhe vizionin për të ardhmen nën nismën: “Shqipëria punon tokën – Konsumo Shqip”.

Do të ketë dy sisteme për të dy ditët e aktivitetit, që përfshijnë ekran Led Outdoor, sistem zëri, ndriçimi, etj. Sipas Ministrisë së Niko Peleshit, në të dy ditët e aktivitetit do të shoqërohen me shërbim të mbulimit me kamera.

Gjithashtu, janë planifikuar shpenzime për shefat e kuzhinës. “Shefat e Kuzhinës, Master Chef Shqiptar, si dhe Shkollat Profesionale të Kuzhinës, do të pregatisin gatime tradicionale në aktivitetet. Do të përfshihen shpenzimet për 4 shefa kuzhine, për dy ditë aktivitete” thuhet në dokumente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.