E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Shëndetësisë  1 milionë $ për shtimin e mjeteve mbrojtëse nga koronavirusi
Publik News

Ministria e Shëndetësisë 1 milionë $ për shtimin e mjeteve mbrojtëse nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka akorduar një fond shtesë prej 1 milionë dollarësh, për shtimin e mjeteve mbrojtëse për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Në një njoftim të Ministrisë, thuhet se ky fond shtesë shërben vetëm për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat spitalore.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore, kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale, për të përballuar situatën.

Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.