E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrin Ahmetaj e detyron gjykata   të paguajë nga xhepi 48 mijë në ditë
Lajme

Ministrin Ahmetaj e detyron gjykata të paguajë nga xhepi 48 mijë në ditë

Në gjyq nga ish-drejtori, gjykata detyron ministrin Arben Ahmetaj të paguajë nga xhepi çdo ditë 48 mijë lekë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, prej dy ditësh, po detyrohet të paguajë nga rroga e tij, 48 mijë lekë të vjetra për një ish-drejtor në këtë dikaster.   Gjykatës Administrative  e ngarkon ministrin Ahmetaj me një gjobë të barabartë me 20% të pagës minimale, në shkallë vendi. Vendimi është marrë nga gjyqtari Gentian Hamiti.

Sipas burimeve, referuar Politiko.al, personi që ka paditur Ministrinë e Financave është shkarkuar nga detyra në vitin 2013-të, kur ky institucion drejtohej nga Shkëlqim Cani, dhe pas betejës ligjore gjykata vendosi se, shkarkimi ishte i paligjshëm duke kërkuar nga Ministria dëmshpërblimin e ish-drejtorit me pagat gjatë kohës që rezulton i papunë dhe rikthimin e tij në të njëjtin pozicion apo në një pozicion të ngjashëm.

Ky vendim nuk është zbatuar nga Ministria e Financave dhe çështja ka përfunduar sërish në gjykatë, por këtë herë trupi gjykues ka ngarkuar me përgjegjësi titullarin e institucionit, Arben Ahmetajn. Duke qenë se dëmshpërblimi nuk ka dalë nga buxheti i Ministrisë, tani do të jetë Ahmetaj që do paguajë nga xhepi detyrimet për ish-drejtorin deri në zbatimin e vendimit të gjykatës.

Ministri  Ahmetaj nuk e ka ankimuar në gjykatë këtë vendim, i cili tani ka marrë formën e prerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.