E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Drejtësisë i kërkon informacione homologut spanjoll për Saimir Sulën
Publik News

Ministrja e Drejtësisë i kërkon informacione homologut spanjoll për Saimir Sulën

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka kërkuar autoriteteve spanjolle informacione për letër-porosinë në lidhje me rastin e Saimir Sulës, i riu shqiptar, i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Barcelonë.

Ministrja  Gjonaj i kërkoi homologut spanjoll, Juan Carlos Campo Moreno ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë.

 

 

Ministri i Drejtësisë i Spanjës garantoi për mbështetjen e tij në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike

Aktualisht mësohet se po kryhen hetime lidhur me rezultatet autopsisë së Sulës.

Ishte motra e tij, Majlinda Sula ajo që ngriti pretendime për mjekim të gabuar në Barcelonë çka solli nisen e hetimeve në Tiranë.

Shqiptari humbi jetën më 9 maj të vitit të kaluar në një spital të Spanjës, pasi kishte shfaqur shenja covidi, ndërkohë që familjarët e tij denoncuan rastin në prokurori, pasi pretendojnë se atij i mungonte organi i zemrës. Gjonaj zhvilloi sot një takim online me ministrin spanjoll të Drejtësisë, ku u diskutua dhe çështja në fjalë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.