E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Manastirliu porosi grupit të mjekëve shqiptarë në Itali: Jeni në mision për…
Publik News

Ministrja Manastirliu porosi grupit të mjekëve shqiptarë në Itali: Jeni në mision për…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një bisedë me grupin prej 30 mjekësh dhe infermierësh që shkuan pak ditë më parë në Breshia të Italisë për t’u ardhur në ndihmë mjekëve italianë për të përballuar situatën nga koronavirusi.

manastirliu

Ministrja e konsideroi mision punën e tyre. Njëri prej mjekëve, i tha ministres se janë ndarë në tre grupe dhe se do të vazhdojnën ditën e nesërme punën e tyre.

Grupi i mjekëve në Itali kanë kërkuar mirëkuptim nga media.

Manastirliu: Forca dhe kujdes veten për të gjithë ju. E dyta, jeni krenaria jonë. Ne kemi besim tek ju dhe do të doja nëpërmjet jush do t’ju uroja shumë sukses dhe të tregoni shumë profesionalizëm. Ju jeni aty me një mision fisnik, kurajoz në këtë kohë të vështira dhe sa më shumë të përkushtuar tek puna tani.

Infermierja: Fillimisht do të jemi observues për të ndihmuar atje ku ata duan.

Mjeku Ermal Pashai: Ne kemi një kërkesë që të ketë një komunikim me median.

Manastirliu: Ka një kohë për të luftuar dhe për të punuar dhe një kohë tjetër për të ndarë eksperiencat.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.