Ministrja Mirela Kumbaro përfundon në SPAK
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, duke tërhequr vëmendjen dhe duke ngritur pikëpyetje mbi arsyen e kësaj vizite.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me motivin e pranisë së saj në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një çështje konkrete hetimore apo për një procedurë tjetër administrative.
Paraqitja e saj në SPAK vjen në një moment kur vëmendja publike ndaj institucioneve të drejtësisë dhe zyrtarëve të lartë është e shtuar. Në vijim, pritet një reagim zyrtar që mund të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj paraqitjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



