Ministrja suedeze humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Ministrja e re e Shëndetësisë në Suedi, Elisabeth Lann, u përball me një incident të papritur të martën, menjëherë pasi përfundoi deklaratën e saj para mediave. Sipas raportimeve, Lann u ndje keq dhe u rrëzua pa ndjenja, duke detyruar stafin ta nxjerrë me urgjencë nga salla.
Pas disa minutash, ministrja u rikthye dhe dha shpjegimin e saj mbi ngjarjen, duke bërë të ditur se kishte pësuar një rënie të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, çka çoi në alivanosje. Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



