E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, Meta: Akt antikushtetues i Kuvendit
Publik News

Miratimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, Meta: Akt antikushtetues i Kuvendit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, në një deklaratë të përjavshme për mediat, tha sot se Kuvendi ditën e djeshme miratoi dy ligje, një prej të cilëve antikushtetues duke e konsideruar një shkelje të rëndë dhe akt negativ.

Meta tha se Kuvendi i ndau gjyqtarët në 3 kategori. Përmes këtij ndryshimi, shkelet integriteti i Gjykatës së Lartë.

“Dje Kuvendi miratoi dekretin e presidentit për kthimin për rishqyrtim, për Gjykatën Kushtetuese. Ky është ai dekret që pata kënaqësi që ta nënshkruaja, para manifestimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit në 2 mars. Pranimi i këtij dekreti, provon qartë se maxhoranca u detyrua që të pranojë fuqinë e popullit. Përshëndes Komisionin e Venecias, që me raportin e saj i dha të drejtë Presidentit. Betimi i gjyqtarit do të duhet të bëhet para Presidentit të Republikës. Veprimi për të ndryshuar procedurën, ishte antikushtetues. Në të njëjtën ditë, ku vëmendja ishte e përqendruar tek një çështje zhurmëmadhe, Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër, për disa shtesa për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përmes këtij ligji, Kuvendi preku në mënyrë të njëanshme, ligjet e reformës në drejtësi dhe veproi krejt ndryshe. Përmes këtij ligji, Kuvendi i hoqi të drejtën Presidentit. Ky kuvend i ndau gjyqtarët në 3 kategori. Përmes këtij ndryshimi të ligjit, shkelet integriteti i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë është kompetente për zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese. Si ngritja e gjykatës së lartë, dhe asaj Kushtetuese, janë dy nga kushtet e BE dhe Bundestagut.”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.