Miratimi i “Marrëveshjes së Prespës”, Rama: Arritje historike mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të marrëveshjen e Prespës në Kuvendin e Greqisë.
Në një postim në mediat sociale Rama shkruan se kjo marrëveshje është një arritje historike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama: E vështirë, mund të prodhojë politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama në Twitter.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



