Mirë që nuk hodhën vezë pasanikët e jahtit në Dhërmi por plumba
Me një dozë të fortë ironie, gazetari Klodian Tomorri vë në lojë mënyrën se si, sipas tij, një incident me vezë apo domate do të trajtohej si kërcënim kombëtar, ndërsa ngjarjet shumë më të rënda me armë zjarri në jahtin e një biznesmeni në Dhërmi, kalojnë shpesh me më pak zhurmë mediatike dhe institucionale.
Klodian Tomorri
Shyqyr që nuk hodhën ndonjë kokërr vezë ose domate këta të jahtit, se kush do t’i dëgjonte në këtë vapë për rrezikun e vezës dhe salcës së domates në përmbysjen e rendit kushtetues.

Do të kishim 6 emisione prime time në mediat më të mëdha të vendit se si veza dhe domatet po kërcënojnë qetësinë publike.
Analistët do të na shpjegonin pse ky fenomen i rrezikshëm rrezikon të ardhmen e vendit dhe madje edhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Gonxhja do të na llogariste humbjet e mëdha nga turizmi, kurse Sulltan Salepi do të bënte dy çarçafë në Twitter, ku do të zbulonte se si veza, ashtu edhe domatja, janë përdorur për herë të parë nga sumerët, domethënë aty ku sot ndodhen Iraku dhe Irani.
Drejtori Skënderi, bashkë me ministrin Fortin, do të merrnin masa duke ndaluar përdorimin e vezëve dhe sallatës me domate.
Të paktën kur qëllojnë me armë, shpëtojmë nga gjithë këto siklete. Se edhe vapë e madhe është tani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



