Miri “shënjestron” Kristin dhe Bajamen e tij: Është më i mbaruari!
Miri dhe Selin kanë biseduar mes tyre për Kristi Lamajn dhe pozicionimin e tij si banor në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke përmendur edhe këngën e tij “Bajame”.
Gjatë diskutimit, Miri i “West Side Family” u shpreh se Kristi ka hyrë në shtëpi me bindjen se do të bëhej menjëherë protagonist falë hitit të tij, por sipas tij realiteti brenda lojës është krejt tjetër.
Pjesë nga biseda:
Miri: “Bajamja, bajamja… merr një këngë kështu dhe mendon se u bë personazh. Po personazh nuk të bën kënga.”
Selin: “Të bën karakteri…”
Miri: “Unë sa këngë kam bërë për dashurinë, s’i kanë bërë këta këtu të gjithë bashkë. Çfarë kemi bërë jashtë, leje fare. Ne jemi këtu brenda.”
Selin: “Po…”
Miri: “Ky që është futur, është futur me idenë ‘unë jam hiti, Bajamja, këtu do bëj namin’. Po këtu të marrin bukën nga goja. Neve na ndau siç na ndau, kush ia vari më?”
Miri: “Prandaj është vetëm, është i mërzitur. Edhe zarfin e bardhë pse ia dhanë? Se ishte më i mbaruari.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



