Nami në rrjet, Miri kërcënon me jetë Shëndritin (VIDEO)
Janë bërë publike pamjet e plota të përplasjes mes Mirit dhe Shëndritit, një debat që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Videoja, e shpërndarë në kanalet zyrtare të formatit, tregon momentet e tensionuara që deri më tani ishin parë vetëm përmes fragmenteve të shkëputura që qarkulluan online.
Fillimisht, në media sociale u publikuan disa sekuenca ku Miri dhe Rogerti shfaqeshin në një debat të ashpër me Shëndritin, duke ngritur dyshime për presion dhe kërcënime verbale. Pas reagimeve të shumta, produksioni vendosi të publikojë materialin e plotë, pa ndërhyrje në montazh.
Në pamje shihet se si debati mes banorëve përshkallëzohet, ndërsa Miri i afrohet Shëndritit dhe artikulon kërcënime të drejtpërdrejta. Në video dëgjohen fjalë si “Të mbys… Të zhduk”, çka ka shtuar polemikat mbi kufijtë e komunikimit brenda formatit.
Raste të ngjashme zakonisht transmetohen të redaktuara ose nuk bëhen pjesë e publikimeve në rrjetet sociale. Këtë herë, zgjedhja për të publikuar materialin e plotë ka nxitur debat mes ndjekësve, të cilët janë ndarë mes atyre që kërkojnë transparencë të plotë dhe atyre që kritikojnë ekspozimin e situatave të tilla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



