“Misiri i vogel”dhe romani qe deh lexuesin shqiptar!

(Hysen Beqa,shkrimtari i ri i Kosoves qe trazon realitetet)
Asgje nuk lind nga hiçi.Nuk mjafton te jesh i talentuar e i kultivuar qe te behesh”VIP”ne tregun e nderlikuar te letrave.
Duhet te kesh pak gen,pak perjetim,pak histori e pak kontekst,pak mundesi e krenari …e te gjitha keto nuk eshte e lehte ti bashkosh.Por nese ndodh ti bashkosh e ti besh te bashkjetojne keto suksesi eshte i sigurt.Lexuesi nuk ka nevoje per reklama e reçensione…si per ilaçet e pijet e skaduara qe kriminalisht reklamohen non-stop e investohen ne media e televizione.Mjafton te lexohesh nga dikush dhe pastaj rrufeshem behesh pre e shumices dhe fama vjen pa trokitur.Kjo ndodhi me Hysen Beqen dhe romanin e tij “Misiri i vogel”.Librarite e Kosoves nga Gjakova ne Mitrovice sot perballen me kerkesen unike te kerkimit te tij.Dhe si asnhehere pa kaluar dy jave kerkohet ribotimi i tij.Pa dashur te zbuloj detaje sqaruese td subjektit te ramanit shpreh kenaqesine estetike e humane te te leximit te nje vepre te tille qe me mbush me gezimin se gjithmone do te kete shembuj brilant qe mbushin zbraztesine letrare qe po atrofizon koha dixhitale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



