E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misteret e vdekjes së Xhuana Nikollit, kushërira ngre dyshime të forta
Lajme

Misteret e vdekjes së Xhuana Nikollit, kushërira ngre dyshime të forta

Ngjarja e rëndë e vdekjes së 25-vjeçares Xhuana Nikolli vijon të ngrejë pikëpyetje të shumta, ndërsa familjarët e saj po kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Për herë të parë ka folur publikisht kushërira e së ndjerës, Mira Nikolli, e cila ka rrëfyer disa detaje që, sipas saj, hedhin dyshime mbi atë që ka ndodhur.

Ajo ka treguar se, sipas informacioneve që familja kishte marrë nga njerëz të afërt të vajzës, 25-vjeçarja ishte përballur me tensione dhe presion në familjen e bashkëshortit. Sipas saj, marrëdhënia ishte përkeqësuar sidomos pasi Xhuana kishte kërkuar që të jetonte vetëm me bashkëshortin, në një shtëpi më vete.

Kushërira e saj shpjegoi se i riu ishte shumë i ndikuar nga nëna dhe se kjo situatë kishte krijuar konflikte të vazhdueshme në familje. Sipas saj, familjarët e vajzës kishin dëgjuar se ndaj Xhuanës mund të ishte ushtruar edhe dhunë nga vjehrra, megjithëse ajo vetë nuk kishte qenë e pranishme në ato momente.

Mira Nikolli rrëfeu gjithashtu se Xhuana ishte rritur në një familje të thjeshtë me katër motra dhe ishte edukuar me shumë sakrifica nga prindërit e saj. Ajo kishte përfunduar studimet për juridik dhe punonte në një zyrë noterie në Lezhë.

Sipas familjarëve, martesa e saj kishte zgjatur vetëm tre muaj dhe ndarja ishte bërë me mirëkuptim mes palëve, pa konflikte të hapura. Pas kësaj, e reja kishte vendosur të niste një kapitull të ri në jetën e saj duke u zhvendosur në Tiranë.

Ajo theksoi se Xhuana dukej e lumtur për jetën e re që kishte nisur. Madje, sipas saj, në mëngjesin e ditës së ngjarjes kishte folur me nënën dhe ishte shprehur e gëzuar për punën e re dhe planet që kishte.

Familjarët tregojnë se në mbrëmje ishte planifikuar edhe një festë familjare për ditëlindjen e një fëmije në familje, për të cilën Xhuana kishte blerë edhe një fustan.

Kjo është arsyeja pse familjarët e saj nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë mund ta kishte shtyrë 25-vjeçaren drejt një akti ekstrem pikërisht atë ditë.

Kushërira e saj ngriti gjithashtu dyshime edhe për një letër që thuhet se është gjetur pas ngjarjes, duke pyetur nëse ajo është shkruar vërtet nga vetë Xhuana dhe në çfarë rrethanash.

Sipas saj, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje dhe vetëm hetimet mund të sqarojnë se çfarë ka ndodhur realisht.

“Xhuana u rrit në këtë familje të thjeshtë, që i rritën katër vajzat me sakrifica dhe djersën e ballit. Ajo ishte e shkolluar, kishte bërë shkollën për juridik. Në gjimnaz pari fatkeqësinë të njohë njeriun e gabuar, e këtë e mësoi pas martesës, e cila zgjati vetëm tre muaj. Çifti jetonte në një ambient toksik dhe vendosën të ndaheshin. Familja e mbështeti këtë dhe e tërhoqën vajzën nga shtëpia e djalit, nuk hasën rezistencë, ndarja u bë me mirëkuptim. Xhuana punonte në një zyrë noterie në Lezhë.

Erdhi në Tiranë për një jetë të re. U martua dhe hasi probleme, kishte probleme jo vetëm me burrin por edhe me vjehërrinë. Burri ishte shumë i ndikuar nga nëna, Xhuana i ka kërkuar të ndaheshin nga shtëpia, të jetonin bashkë. Burri siç duket ishte shumë I ndikuar nga nëna, kur i ka kërkuar të jetonin bashkë e ëma e djalit nuk dëgjoi, ushtronte presion mbi djalin e kishte nën kontroll. Aty më pas u përball me dhunën e vjehrrës, me të thënë e kam se unë nuk kam qenë aty.

dëgjuar nga njerëzit e saj të afërm për këtë gjë. Unë di që janë gjetur shenja dhune dhe lindin pyetje çfarë e çon një vajzë 25 vjeçe drejt këtij veprimi, po niste një jetë të re, ishte shumë e kënaqur. E di që ka folur me mamanë e saj në mëngjes, ishte e lumtur për punën e re. Në mbrëmje do të festonin ditëlindjen e nipit apo mbesës se nuk e mbaj mend tani, kishin organizuar me motrën një festë, kishte blerë edhe fustanin, pse duhet ta vriste veten pikërisht atë ditë.

Pse duhet ta vriste veten pikërisht atë ditë. Atë që ka ndodhur e dinë vetëm ata të dy, dyshimet janë të shumta. Mjafton një letër që ka lënë të vërtetojë që ka lënë një letër? Kush e shkroi letrën? E shkroi me vullnetin e saj apo e shkroi dikush tjetër?”, u shpreh e prekur kushërira e së ndjerës në emisionin Shqipëria Live.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.