Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktori i njohur, Isuf Kalo
Mjeku i njohur Isuf Kalo ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë.
Kalo ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Gjithashtu, ai ka shërbyer me dekada në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
Për disa vite, Kalo ka qenë kryetar i Endokrinologjisë dhe Sëmundjeve Metabolike në QSUT.
Mjeku mban titujt Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe është nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



