E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekët e infermierët po ikin në Gjermani, në qendrat mjekësore rritet numri i vizitave
Lajme

Mjekët e infermierët po ikin në Gjermani, në qendrat mjekësore rritet numri i vizitave

Shqipëria vijon ende të përballet me humbje të personelit mjekësor, pasi mjekët dhe infermierët çdo ditë e më shumë i kanë sytë për jashtë vendit. Fenomeni largimit të këtyre profesionistëve është masivizuar veçanërisht në dekadën e fundit. Mungesa e mjekëve specialistë, viteve të fundit, ndihet në shumë qendra spitalore të vendit.

INSTAT raportoi se numri i infermierëve në këtë shërbim ka një rënie me 0,7 %, ndërkohë edhe numri i mjekëve krahasuar me një vit më parë ka një tkurrje me 1,9 %. INSTAT raportoi se në shërbimin parësor vitin e kaluar ishin vetëm 1777 mjekë, ose 35 më pak se me 2021, ndërsa numri i infermierëve ra në 6792 ose 50 më pak se vitit 2021.

Shumë mjekë e infermierë po zgjedhin Gjermaninë si vendin ku duan të ushtrojnë profesionin e tyre, duke e lënë Shqipërinë me pak ‘bluza të bardha’. Numri i vizitave ka pësuar një rritje me 1,0 %, krahasuar me një vit më parë. E ndërsa rritet numri i mjekëve që ikin, është rritur edhe numri i vizitave në qendrat shëndetësore.

Mjekët që janë të punësuar jashtë vendit janë sa 22% e atyre brenda vendit. Në të dhënat e fundit, tregohet se numri i studentëve në arsimin e lartë ka pësuar rënie me rreth 13% nga 2019 – 2023, por në degët ku mund të gjesh punë në emigracion ka rritje. Shpesh herë është dhënë alarmi se nëse bluzat e bardha vazhdojnë të largohen me këto ritme nga Shqipëria, vendi rrezikon të pa mjekë dhe infermierë, por shteti ende nuk po merr masa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.