Mjekët e kthyen në jetë, si paraqitet gjendja e Fatos Nanos
Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej 11 ditësh në gjendje kritike shëndetësore dhe aktualisht po trajtohet në repartin e reanimacionit në një spital privat në Tiranë. Ai pësoi një arrest kardio-respirator në ambientet e shtëpisë së tij, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të mjekëve, arriti të rikthehet në jetë.
Megjithatë, gjendja e tij mbetet e rënduar, pasi ai ka pësuar dëmtime të rënda në tru. Mjekët po përpiqen të zgjojnë ish-kryeministrin gradualisht, ndërsa monitorojnë me kujdes funksionet vitale dhe përparimin e tij gjatë qëndrimit në reanimacion.
Gjatë dy viteve të fundit, Nano ka qenë nën kujdesin e mjekëve për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ai ka kryer kontrolle të shpeshta në spitalin privat në Tiranë dhe ka qenë i intubuar më parë për shkak të një sëmundjeje kronike të mushkërive, që mjekët e quajnë spok.
Pas një periudhe rehabilitimi dhe rikuperimi në shtëpi, ish-kryeministri pësoi një tjetër problem shëndetësor që e detyroi të nënshkruhet një ndërhyrje ortopedike për shkak të thyerjes së një prej kockave të legenit.
Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos vazhdon të jetë delikate, ndërsa familja dhe miqtë e tij ndjekin me ankth çdo zhvillim, duke shpresuar për një përmirësim të situatës dhe rikthim të plotë të ish-kryeministrit në jetën publike dhe personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



