E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku  Dervish  u la në burg: Nuk kam krijuar pornografi me…
Lajme

Mjeku Dervish u la në burg: Nuk kam krijuar pornografi me…

Mjeku Dervish Hasi ka mohuar ditën e sotme akuzat për “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Hasi u la sot në burg nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Ai dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.