E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i ekipit danez: Eriksen pësoi arrest kardiak
Publik News

Mjeku i ekipit danez: Eriksen pësoi arrest kardiak

Mjeku i ekipit të Danimarkës ka konfirmuar që Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së tyre të Euro 2020 me Finlandën, por shkaku i problemit të tij të zemrës mbetet i paqartë. Mesfushori ra në tokë pak para përfundimit të pjesës së parë dhe kishte nevojë për trajtim urgjent CPR për 13 minuta. 29-vjeçari u stabilizua në fushë dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme.

Incidenti ndodhi gjatë minutës së 40-të të ndeshjes. Fillimisht ishte kapiteni i Danimarkës Simon Kjaer, i cili i shkoi në ndihmë shokut të tij dhe i bëri masazh zemre, duke bërë të mundur që Eriksen të mbijetonte derisa mbërritën mjekët dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital.

Eriksen e mori veten shpejt dhe pak minuta pasi ndeshja ishte ndërprerë pati një bisedë me shokët ekpit, të cilët i inkurajoi të vazhdonin ndeshjen ndaj Finlandës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.