Moment i mrekullueshëm/ Pasagjeri që filmoi avionin teksa rrëzohej i mbijetoi aksidentit
Ky është momenti i mahnitshëm kur një pasagjer, i cili regjistroi mesazhin zemërthyes për gruan e tij pak para se të rrëzohej avioni i linjës së Azerbajxhanit, i ka mbijetuar aksitentit ajror.
Pamjet e pabesueshme tregojnë pasagjerin, e identifikuar si Subkhon Rakhimov, duke ecur rreth vendit të përplasjes me gjak në fytyrë, duke filmuar rrënojat dhe duke falenderuar stjuardesin që e mbajti gjallë në katastrofën ajrore që vrau 38 persona.
Rakhimov më parë kishte bërë një video rrëqethëse për gruan e tij sapo kuptoi se avioni po humbte lartësinë, duke i thënë asaj se avioni u përpoq të ulej disa herë, ndërsa njerëzit në bord dëgjuan një zhurmë të fortë.
Videoja e Rakhimov u shfaq ndërsa zyrtarët e qeverisë së Azerbajxhanit pretenduan se një raketë ruse tokë-ajër goditi avionin, duke shkaktuar rrëzimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



