E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momente paniku /  Futbollisti i Fiorentinës  Bove bie pa ndjenja në fushë
Lajme

Momente paniku / Futbollisti i Fiorentinës Bove bie pa ndjenja në fushë

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit shtyhet zyrtarisht. Rreth minutës së 17 të ndeshjes gjatë një ndërprerjeje për momentin për shkak të një kontrolli në VAR, futbollisti i vendasve, Edoardo Bove u rrëzua papritur përtokë për arsye ende të panjohura.

Ankth dhe lot në Firence, shtyhet zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter;

Ende nuk dihet gjendja e futbollistit që u sëmur papritur në fushën e lojës.

Pas ndërprerjes së sfidës nga arbitri Doveri për shkak të rënies së papritur në fushë të futbollistit të ekipit violë, Edoardo Bove, u vendos që sfida të luhet në një moment tjetër.

Kujtojmë që si gjyqtari Doveri, ashtu edhe lojtarëve te të dy skuadrave u panë në lot, ndërsa Bove u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.