Monika bëhet TYM pas vendimit të Irena Gjokës, ndez cigaren “LIVE”
Një moment i pazakontë është regjistruar pas daljes nga ambientet e GJKKO, ku Monika Kryemadhi është parë duke pirë cigare, menjëherë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes së saj dhe të ish-bashkëshortit Ilir Meta.
Ngjarja ndodhi në momentin kur avokati i saj, Kujtim Cakrani, po jepte deklarata për mediat, duke shpjeguar vendimin e marrë nga gjykata dhe duke paraqitur kundërshtimet lidhur me procesin.
Meta dhe Kryemadhi përballen me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, çështje që tashmë do të shqyrtohen në themel gjatë procesit gjyqësor.
Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Çoku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



