E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika rrëfehet “pa dorashka”: Meta, Braçe dhe lekët për një mandat
Lajme

Monika rrëfehet “pa dorashka”: Meta, Braçe dhe lekët për një mandat

“I kërkoj falje Ilirit, Braçen do e votoja për kryebashkiak”

Kryemadhi: Mandatin e deputetit pa hedhur 300 mijë euro, harrojeni

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zbuluar prapaskena nga politika shqiptare, veçanërisht për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Kryemadhi u shpreh se për t’u zgjedhur deputet kërkohen burime të konsiderueshme financiare. Sipas saj, një kandidat ka nevojë për të paktën 300 mijë euro për të qenë konkurrues në listat që çojnë drejt Kuvendit.

“Çfarë do të prodhojë reforma zgjedhore? Nëse ne do të prodhojmë një sistem ku vendosen deputetët që do kryetari i partisë dhe nuk vendosen ata që do partia, kjo është një problem tjetër, sepse nuk i përfshin dot të rinjtë në politikë përballë ‘bishave’ të mëdha të politikës, të cilat janë të konsoliduara dhe kanë edhe burime financiare.

Unë, për shembull, kur më është thënë dua të kandidoj për deputet, i jam përgjigjur: Unë të kandidoj ty për deputet?

Që të kandidosh për deputet të duhen minimumi 300 mijë euro. Vetëm për karburant, kafe, qira zyrash, banderola, postera dhe mitingje, nuk ka mandat deputeti pa 300 mijë euro. Harrojeni.

Ndërkohë, unë thashë që me 300 mijë euro hap një gropë pallati dhe e dhjetëfishoj investimin”, tha ajo.

Gjatë intervistës në emisionin “Shqipëria Live”, Kryemadhi foli edhe për jetën e saj personale dhe raportin me ish-bashkëshortin, Ilir Meta.

Ajo tregoi emocionet kur e pa atë në seancën gjyqësore:

“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper.

Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm.

Kostumin ia kanë çuar numër më të madh… Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje.

Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti, edhe unë nuk kam qenë shumë e përgatitur. Atij i thanë që ajo ka të dashur, dhe doli që në fakt ishte Ilir Meta.

Shikoje si i shkëlqejnë sytë aty… Ai është babai i fëmijëve të mi. Respekti im për të është i palimtuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha, ai është strateg i diplomacisë shqiptare”, u shpreh ajo.

E pyetur për politikanin që vlerëson më shumë, Kryemadhi përmendi Erion Braçen:

“Politikani më i aftë për mua sot është Erion Braçe. Do e votoja për kryetar bashkie”.

Ajo komentoi gjithashtu edhe për kolegët me të cilët ndau eksperiencën si opinioniste në Big Brother, duke vlerësuar Arbër Hajdarin dhe Ledion Liçon:

“Arbër Hajdari ka qenë një surprizë, sjellja e tij me mua ka qenë surprizë. I pata thënë Arbrit mendoje seriozisht politikën, por është skeptik dhe nuk ka faj”.

“Ledioni për mua është energji pozitive, i jashtëzakonshëm. Ai nxjerr një energji jashtëzakonisht pozitive, ka një solaritet të jashtëzakonshëm. Arbri dhe Ledioni kanë qenë me efekt antidepresion me nivele më të larta në këtë Big Brother”.

Në fund, Kryemadhi shprehu edhe reflektim personal:

“Më fal do t’u thoja fëmijëve të mi që nuk kam investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta, patjetër dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk isha për të, e lashë në shoqëri të gabuar, kjo është kostoja që unë duhet ta paguaj për gjithë jetën”, përfundoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.