E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Monstër që nuk njeh asnjë cak”, ministri Lleshaj debaton me Sali Berishën
Politikë

“Monstër që nuk njeh asnjë cak”, ministri Lleshaj debaton me Sali Berishën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon në lidhje me rastin e minorenes së përdhunuar nga 8 shokë të klasës, duke hedhur edhe akuza ndaj ish- kryeministrit Sali Berisha.

 “S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!,

Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.

Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën, meritojnë vetëm neveri”, shkruan Lleshaj.

Me këtë fjalë ai i kthen përgjigje ish- kryeministrit Berisha i cili në “Tempora” u shpreh se policia nuk ka marrë asnjë masë.

Berisha: Më shumë di këtë. E ëma e ka marrë vesh. Ka njoftuar të shoqin në Itali dhe kanë shkuar në polici. Policia nuk ka marrë asnjë masë. Ata kanë bërë denoncimit. Ka dy variante. I pari është që i ndaluan nxënësit dhe i liruan me urdhër nga sipër, varianti i dytë është që policët kanë marrë urdhër. Jam i bindur që SHISH ka informuar qendrën dhe jam i sigurt që ka informuar kryeministrin dhe ministrat respektivë, ministren e Arsimit dhe ministrin e Brendshëm. A nuk u fsheh Rexhep Rraja.

A nuk mu hodhën mua në fyt? A u hodh i gjithë shteti kundër meje, sepse publikova mesazhin e oficerit Nuhu. Jemi shtet i përdhunuesve. A nuk ishte Elvis Rroshi i dënuar me përdhunim dhe Edi Rama dilte në fotografi me të dhe thoshte kur ka qenë 16 vjeç. A nuk mu hodhën mua në fyt pse denoncova Rexhep Rrajën pse përdhunoi vajzën. Mësuesja kujdestare i thoshte Rroshit ti je frymëzim për ne.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.