“Mos më bëj si gjeneral brigade!” / Degjeneron debati mes dy policëve në protestë, efektivi kundërshton eprorin
Protestat e sotme kanë sjellë jo pak tensione, por këtë herë përplasja ka ndodhur mes vetë forcave të rendit. Dy punonjës policie janë kapur me fjalë dhe me tone të ashpra me njëri-tjetrin në sy të të pranishmëve.
E gjitha ka nisur kur eprori, duke tentuar të vendosë rregull, i ka thënë policit tjetër: “Mirë ik shoqëroji deri në shtëpi… ne po punojmë këtu, vëlla!”
Por përgjigjja e vartësit ka qenë e menjëhershme dhe mjaft e ashpër. duke refuzuar udhëzimet e eprorit, ai i është kthyer: “Mos më fol më ashtu se fole gabim, më fole shumë keq! Për kokë të fëmijëve me mua ndahesh keq, mos më bëj si gjeneral brigade!”
Debati ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave prezente, duke nxjerrë në pah përplasjet e brendshme gjatë mbulimit të protestës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



